Shkup, 29 shtator – Të punësuarit në NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup dhe nga shoqatat me përgjegjësi të kufizuar “Florakom” dhe “Luna”, të cilat janë ndërmarrje-vajza të kësaj ndërmarrjeje, sot dolën në protestë dhe dy orë e bllokuan bulevardin “Ilinden” për shkak të pagesës jo të rregullt të rrogave dhe mospagesës së shtesave të rrogës. Të punësuarit tashmë dy javë nuk e kanë marrë pagën e gushtit, e cila ligjërisht është dashur të paguhet deri më 15 shtator, deklaroi sot kryetari i Sindikatës së të punësuarve në hotelieri, turizëm, ekonomizim komunal – banesor, zejtari dhe shoqatat e mbrojtura në Republikën e Maqedonisë , Stojançe Kashikovski.
Ai informoi se si punëtorë dhe si sindikatë janë sjellë më situatë të drejtat e veta apo të drejtat themelore të pagës t’i realizojnë, përkatësisht, siç tha, të luftojmë për pagë përmes bllokimit të bulevardeve në Shkup. “Ne dhamë afat sot deri në orën 12 të paguhet rroga e gushtit. Nëse nuk paguhet, ne edhe nesër, pasnesër dhe deri në pagesën e rrogës për gushtin, pakënaqësinë tonë nga mosrespektimi i ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive do ta shprehim me organizim të protestët në këtë vend dhe në këtë bulevard, prej orës 10 deri në orën 12”, theksoi Kashikovski.
Shfaqi shpresë se do të hasin në mirëkuptim nga menaxhmenti i “Parqeve dhe gjelbërimeve”, e cila ndërmarrje është prëgjegjëse për rrogat në këto tri ndërmarrje dhe se ajo do të paguhet.

Kryetari i sindikatës degë – Sindikata e pavarur e administratës shtetërore, Goran Risteski deklaroi se sot sërish janë tubuar para NP “Parqe dhe gjelbërime” “Florakom” dhe “Luna” me qëllim, siç tha, të shrpehim revoltë nga mosrespektimi i ligjit.
Përkujtoi se protesta e kaluar që e organizuan ishin marshe drejt zyres së kryetares së Qytteit të Shkupit, e cila, siç tha, na kërkoi t’i drejtohemi institucionit i cili është prëgjegjës për t’ua dhënë pagat dhe shtesat e pagës.
I pyetur nëse kjo protestë ka prapavijë politike, Risteski tha se që para se të fillojë fushata për zgjehdjet lokale, kanë filluar me protesta, me mënyër komunikimi, patën komunikim me kryesinë e NP “Parqe dhe gjelbërime”, ku nënshkruan Dakordim dhe Marrëveshje kolektive.

Kryetari i organizatës sindikale Sindikata e pavarur e “Parqeve edhe gjelbërimeve” Atanas Gjorgjievski sqaroi se mbi 700 të punësuar nuk kanë marrë rrogë. Nënvizoi se dëshirojnë ta dijë opinioni se kanë vështirësi edhe në kushtet për punë dhe për marrje të rrogës dhe se nuk e din se çfarë do të jetë përgjigja e kompetentëve.
