Temperatura minus mëngjesin e sotëm, gjatë ditës deri në 16 gradë

nga D V

Shkup, 4 mars – Mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin ka pasur temperatura nën zero. Më ftohtë ka qenë në Berovë ku janë matur – 8 gradë Celsius, -7 janë matur në Kodër të Diellit, -6 në Hanet e Mavrovës dhe Manastir, -4 në Kriva Pallankë, Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Tetovë, -3 në Prilep, Shtip, Pretor, Demir Kapi dhe Gevgjeli, -2 gradë në Krushevë, Veles, Ohër, Vinicë dhe Kavadar dhe -1 gradë në Shkup-Zajçev Rid.

Lartësia e shtresës së borës e matur në orën 7 të mëngjesit të sotëm arrin 25 centimetra në Kodrën e Diellit, kumtoi DPHM-së.

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe pak më i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup, me diell dhe relativisht ngrohtë gjatë ditës, me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More