Temperaturat e ulëta e përshpejtojnë fillimin e sezonit te ngrohjes

nga D. V.

Shkup, 1 tetor –  Për shkak të rënies së temperaturave, sezoni i ngrohjes në Shkup do të nisë më herët se data zyrtare. Prej nesër, 2 tetor, konsumatorët e lidhur në sistemin e ngrohjes qendrore që menaxhohet nga EMV do të furnizohen me energji termike. Nga EMV apelojnë qytetarët të kryejnë me kohë riparimet e instalimeve të brendshme dhe të sigurojnë qasje të papenguar në nënstacionet e ngrohjes. Përndryshe, sezoni zakonisht fillon më 15 tetor, por rregullorja lejon nisjen më herët nëse mesatarja ditore e temperaturave bie nën 12 gradë Celsius. Për nesër është parashikuar temperaturë mesatare prej 10 gradë, çka i plotëson kushtet për prodhim dhe shpërndarje të ngrohjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More