Tentoi të vjedhë rrymën, shkaktoi zjarr në lagjen Serovë

nga Xh M

Shkup, Mbrëmë në lagjen Serovë në Çair ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike dhe në një shtëpi pasi një person u kap duke tentuar të vjedhë rrymë. Vjedhësi ka lidhur kabllo direkt nga shtylla në shtëpi. Rasti u raportua në

Njësinë e informacionit dhe komandës pranë MPB-së kurse zjarrfikësit dolën në terren, e lokalizuan dhe e fikën zjarrin.

Sipas informacioneve, pronari i shtëpisë heq dorë nga procedurat e mëtejshme kundër personit që u përpoq të vidhte energji elektrike. Megjithatë, gjatë vjedhjes, kablloja që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme është shkrirë gjatë shpërthimit të siguresave të EVN-së, më pas kablloja ka rënë në rrugën “Serava” duke hedhur shkëndija, ku është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e kalimtarëve.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More