Tenton të vetëvritet 17-vjeçari në Shkodër, policia e shpëton

nga D V

Policia e Shkodrës ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë mesditën e kësaj të hëne në Shkodër. Një i mitur, 17- vjeçar ka tentuar të vetëhidhet nga kati i 6 i pallatit ku jetonte.

Për fat të mirë kjo ngjarje u parandalua. I mituri u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore. 17-vjeçari mësohet të ketë probleme shëndetësorë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:15, të datës 01.07.2024, menjëherë pas njoftimit se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetsore.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More