Tërheqje para raundit të dytë në Makedonski Brod

nga Xh M

Makedonski Brod, 23 tetor – Kandidati i pavarur për kryetar komune të Makedonski Brodit, Milosim Vojneski, është tërhequr nga gara zgjedhore në raundin e dytë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shprehu mirënjohje qytetarëve për mbështetjen në raundin e parë dhe njoftoi se, pas konsultimeve, ka vendosur ta tërheqë kandidaturën.

“VMRO-DPMNE është partia ime amë, së cilës i kam kushtuar pjesën më të madhe të jetës. Besoj se ky është vendimi më i mirë në interes të qytetarëve të Makedonski Brodit,” shkroi Vojneski. Në raundin e parë, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Zharko Risteski, mori 1.539 vota, ndërsa Vojneski 705.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More