Tërmet i fuqishëm në Mianmar – momenti kur shemben ndërtesat

nga D. V.

Një tërmet i fuqishëm goditi Myanmarin qendror të premten, sipas shërbimeve të monitorimit të tërmeteve, duke shkaktuar panik në disa rajone dhe duke ndikuar edhe në Bangkok, ku qindra njerëz dolën me panik nga ndërtesat pas lëkundjeve të fuqishme.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti kishte një magnitudë prej 7.7 dhe ishte në një thellësi prej 10 km (6.2 milje), duke e bërë atë një nga tërmetet më të forta të regjistruara kohët e fundit në rajon. Lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë, përfshirë vendet fqinje si Tajlanda dhe Bangladeshi.

Në pamjet që po publikohen në rrjetet sociale shihet një ndërtesë duke u shembur, e cila raportohet se ishte në ndërtim e sipër.

Gjithashtu në një video tjetër, qytetarët shihet të befasuar me atë që po shohin – ku një ndërtesë ishte shembur.

Disa banorë raportuan se uji doli nga pishinat për shkak të lëkundjeve të fuqishme, ndërsa disa godina të larta dridheshin për disa sekonda.

Ndryshe, epiqendra e tërmetit ishte rreth 17.2 km nga qyteti Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milion banorësh, sipas USGS.

Ndërkohë, autoritetet në rajon po ndjekin situatën me kujdes, duke vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe duke paralajmëruar qytetarët për mundësinë e pasgoditjeve. Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë për të shmangur rreziqet e mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More