Tetovë – Arrestohet një 48-vjeçar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit

nga D. V.

Më 29 tetor 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë, punonjësit e SPB Tetovë kanë privuar nga liria E.N. (48) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës.

Gjatë një kontrolli rutinë në komunikacion, ai drejtonte një automjet të tipit “Mitsubishi” me targa të Tetovës. Pas masave të ndërmarra, u konstatuan 1.95 promilë alkool në gjak, duke treguar se drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit.

E.N. është ndaluar në stacionin policor, ku po vazhdon dokumentimi i rastit. Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij do të iniciohet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More