Tetovë – Denoncohet keqtrajtimi psikik i një vajze të mitur

nga D. V.

Më 28 tetor 2025, rreth orës 12:00, në SPB Tetovë, një grua 38-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se vajza e saj 16-vjeçare ishte keqtrajtuar psikikisht nga i dashuri i saj, një person nga Gostivari.

Sipas denoncimit, ai e kishte ndjekur vajzën, nuk e lejonte të komunikonte me të tjerët dhe e ndalonte të dilte nga shtëpia për të mos pasur kontakte me meshkuj. Për pasojë, vajza e mitur kishte pësuar probleme shëndetësore.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa procedurat ligjore janë në vazhdim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More