Tetovë: Dy persona arrestohen pas një rrahjeje në rrugën “Dimo Gavrovski”

nga D. V.

Më 08.09.2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, policët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona: H.M. (38) dhe R.B. (61), të dy nga Tetova.

Sipas raportimit paraprak, rreth orës 18:30, pas një debati të shkurtër, ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht M.J. (34) nga Tetova, duke përdorur edhe sende prej druri.

Të dy të dyshuarit janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More