Pas fitores bindëse 4-0 të Arsenalit ndaj Atletico Madridit, sulmuesi legjendar francez, Thierry Henry, ka zbuluar tre favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve 2025/26.
Henry zgjodhi Arsenalin, Bayern Munichun dhe kampionët në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germain si favoritët e këtij edicion në garën elitare evropiane për klube.
Skuadra e Mikel Artetës është një nga vetëm tre skuadrat me performancë maksimale pas tre raundeve të Ligës së Kampionëve, dhe Bayern dhe Real Madrid mund t’u bashkohen atyre sonte.
Sezonin e kaluar, “Topçinjtë” u ndalën në gjysmëfinale nga kampionët e ardhshëm PSG, por Henry beson se ata mund të shkojnë deri në fund këtë vit.
Prezantuesja e CBS Sports, Kate Scott, zbuloi se Henry e sheh Arsenalin si një nga tre pretendentët kryesorë për titullin, së bashku me Bayernin dhe PSG-në.
“Thierry foli shumë mirë për Arsenalin dhe i vendosi ata së bashku me Bayernin dhe PSG-në si favoritë për garën”, tha ajo, përpara se t’i kërkonte mendim ekspertit tjetër, Jamie Carragher: “A ke edhe ti një pikëpamje të ngjashme, Jamie?”.
Carragher, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2005, u pajtua me vlerësimin.
“Arsenali dhe Bayerni janë dy ekipet më mbresëlënëse që kam parë kur shikon performancat e tyre vendase dhe atë që bëjnë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi anglezi.
