Tifozi i cili kishte rënë nga tribuna në Kumanovë, në gjendje të mirë

nga Xh M

Kumanovë, 29 shtator – Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndërmjet Bashkimit dhe Vardarit në Shkup, loja u ndërpre për disa minuta pasi një tifoz nga tribunat ra në fushë dhe pësoi lëndime.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor parandaloi një incident më të rëndë. Tifozi i ri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, njoftojnë nga Bashkimi.

“Në prani të prindërve, tifozëve dhe miqve të klubit, gjatë ndeshjes kundër Vardarit ndodhi një incident me një nga tifozët tanë të rinj, Noarin. Fatmirësisht, pas ndërhyrjes së shpejtë të prindërve dhe personelit mjekësor, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore,” thuhet në njoftimin e FK Bashkimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More