Shkup, 10 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe kryetari i Këshillit Republikan për siguri në komunikacionin rrugor, Goran Angellovski, sot morën pjesë në dorëzimin e pajisjeve nga KRSKRR në MPB. Pajisjet përbëhen nga 23 motoçikleta “Piggio” me fuqi 310 cm3, në performancë policore dhe 23 komplete pajisjesh shoferi që përbëhen nga kostume, helmeta, doreza dhe çizme.
“Me ngjarjen e sotme theksojmë bashkëpunimin tonë të suksesshëm deri më tani me Këshillin republikan për sigurinë në komunikacionin rrugor – një partneritet që kontribuon vazhdimisht në rritjen e nivelit të sigurisë në komunikacion. Qasja e këtillë është dëshmi se uniteti dhe koordinimi midis institucioneve sjellin rezultate konkrete për qytetarët, në këtë rast për përmirësimin e sigurisë rrugore”, theksoi ministri Toshkovski.

“Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të modernizimit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, Këshilli i republikan edhe këtë vit dedikon një pjesë të mjeteve për pajisjen e njësive organizative të MPB-së përgjegjëse për kontrollin e komunikacionit. Pajisjet përbëhen nga 23 motoçikleta policie me pajisje të plota motoçikletash (kostume, çizme, doreza dhe helmeta) me vlerë të përgjithshme prej 11.950.027 denarë, gjë që forcon ndjeshëm kapacitetet e rregullimit dhe sigurisë në komunikacion. Ky shembull edhe një herë dëshmon vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional”, theksoi kryetari i KRSKRR-së Angellovski.
Ministri Toshkovski dhe Angellovski u pajtuan se bashkëpunimi midis KRSKRR-së dhe MPB-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen në një nivel të lartë profesional.