Shkup, 5 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me udhëheqësinë e ministrisë dhe policisë, sot shënuan 7 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor. Kjo ditë u vendos me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2022 dhe përkujton se siguria e vërtetë mund të sigurohet vetëm përmes punës së përbashkët, bashkëpunimit global të institucioneve të zbatimit të ligjit dhe ngritjen e vetëdijes për seriozitetin e krimit transnacional dhe përmes forcimit të besimin dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet shërbimeve.
Siç kumtojnë nga MPB, Toshkovski theksoi se kërcënimet moderne, nga krimi i organizuar dhe terrorizmi, përmes krimit kibernetik, deri te trafikimi i paligjshëm i qenieve njerëzore dhe drogës, nuk njohin kufij dhe nuk mund të kapërcehen me përpjekje të izoluara, dhe për këtë arsye është e nevojshme të veprohet në mënyrë të koordinuar, të ndërtohen partneritete të qëndrueshme dhe të zhvillohen mekanizma që do të mundësojnë një reagim në kohë dhe efektiv.

“Maqedonia është e përkushtuar ndaj këtij qëllimi të përbashkët. Policia jonë punon krah për krah me shërbimet partnere në rajon, Evropë dhe më gjerë, kontribuon me shkëmbimin e informacionit, merr pjesë në aksionet dhe analizat e përbashkëta. Me ç’gjë ne forcojmë sigurinë tonë, si dhe afirmojmë rolin e shtetit si një partner i sigurt dhe kredibil në skenën ndërkombëtare”, vuri në pah ministri Toshkovski.
Ai theksoi se Dita Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Policor mbetet të jetë përkujtues se siguria e qytetarëve varet nga gatishmëria jonë për të bashkëpunuar, për të shkëmbyer dhe për të vepruar së bashku.
