Toshkovski: Shteti po i avancon kapacitetet e tij për përballimin e krizave –një ushtrim demonstrues i zhvilluar në Vodno për shpëtimin nga teleferiku

nga D. V.

Shkup, 2 qershor – Në teleferikun “Kryqi i Mijëvjeçarit” në Vodno sot u realizua një ushtrim demonstrues në temën “Evakuimi nga teleferiku”, në të cilin morën pjesë ekipe nga Njësiti special i njësisë kundër terrorizmit – Tigrat të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Siç njofton MPB-ja, sipas skenarit, teleferiku ndalon së punuari për shkak të defektit elektrik ose ndërprerjes së rrymës dhe i gjithë teleferiku bllokohet, me çka qytetarët mbeten të ngujuar në kabinat në ajër. Në kushtet e këtilla angazhohen ekipet e trajnuara për të intervenuar në këtë lloj incidentesh, me qëllim që t’i evakuojnë në mënyrë të sigurt dhe të koordinuar pasagjerët e ngujuar në kabina.

“Përmes ushtrimeve të këtilla synojmë që të përmirësojmë kapacitetet e policisë për një reagim  në kohë dhe efikas në këso ngjarje të ngjashme krize, si dhe të forcohet koordinimi i ndërsjellë, në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve”, theksoi ministri Toshkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More