Shkup, 13 tetor – Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu, të cilat pastrohen rregullisht. Nga NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Ekipet e kujdestarisë së NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.