Shkup, 23 shtator – Zëvendësministrja për Çështje Evropian, Viktoria Trajkov sot është takuar me ambasadoren e Republiksë së Sllovakisë në vendin tonë, Iveta Hricova.
Në takim, siç njoftoi Ministria e Çështjeve Evropiane, u diskutua për avancimin e vendit në kontekstin e procesit të integrimit evropian, si dhe për progresin e arritur në lidhje me reformat e realizuara në shumë fusha. Po ashtu, u theksua se Sllovakia është një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane dhe se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Zëvendësministrja Trajkov theksoi se Qeveria edhe më tej do të punojë me përkushtim për implementimin e reformave të nevojshme me qëllim arritjen e qëllimit tonë strategjik—anëtarësimin në BE. Gjatë kësaj, ajo falënderoi Sllovakinë për mbështetje të fuqishme dhe angazhimin e saj në realizimin e perspektivave evropiane të vendit.
Në periudhën në vazhdim, siç u theksua në takim, do të vazhdojnë përpjekjet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë në shumë fusha, me qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.
