Trajneri Chivu e lavdëron Aro Muriçin për paraqitjen e tij ndaj Interit

nga D. V.

Interi e mposhti mbrëmë Sassuolon me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.

Por, “Nerazzurri” kanë mundur të fitonin edhe më thellë, por këtë ua mohoi portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, shkruan “Gazeta Express”

E paraqitjen e portierit shqiptar nga Mali i Zi nuk ka lënë pa e përmendur as trajneri i Zikaltërve, Christian Chivu.

“Skuadra mund të bëjë më mirë, si në qarkullimin e topit ashtu edhe në thellësinë e sulmit. Nuk është e lehtë ta thyesh një bllok të ulët, por qëndrimi ishte i duhur dhe kemi treguar edhe cilësi. Për fat të keq pritjet e portierit të tyre nuk na lejuan të mbyllnim herët ndeshjen. E patëm përballë një portier në formë të shkëlqyer. Jam i kënaqur që arritëm të vuajmë deri në fund, është një provë karakteri”, deklaroi Chivu për “DAZN”.

Muriç u transferua në Itali nga Anglia gjatë kësaj vere dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij në fanellën e Sassuolos. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More