Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

nga D V

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Sucic, ka ateruar në Milano para se t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Interin.

21-vjeçari do t’i bashkohet ‘Nerazzurrëve’ për sezonin 2025/2026, por është i gatshëm të nënshkruajë sot kontratën me gjigantin italian. 

Sucic do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Interin para se të kompletojë formalisht transferimin e tij. 
Siç kanë raportuar mediat italiane, reprezentuesi italian ka mbërritur në aeroportin Linate gjatë mëngjesit të së hënës. 

Sucic tashmë e kishte konfirmuar marrëveshjen me Interin disa ditë më parë përmes rrjeteve sociale. 

Është bërë e ditur se për transferimin e tij, Interi do të paguajë 14 milionë euro, plus 2.5 milionë euro të tjera shtesa. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More