Transporti publik dhe teleferiku nesër në Shkup do të punojë më orar të kufizuar

nga Xh M

Shkup, 22 tetor – Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” nesër do të organizojë transportin publik me kapacitete të kufizuara për shkak festës shtetërore.

“Njoftojmë gjithë udhëtarët se për shkak festës shtetërore 23 Tetori – Dita e luftës revolucionare maqedonase, transporti publik do të lëviz sipas orarit të së dielës”, sqaroi NQP “Shkupi”.

Teleferiku do të funksionojë prej orës 10 e deri në ora 18, ashtu që nisja e fundit prej poshtë e deri lart do të jetë 17-17:30, ndërsa kthimi i fundit në ora 17:45.

Hapësirat për nxjerrjen e biletave do të funksionojnë prej orës 8 e deri në ora 14.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More