Tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, u rrahën mes vete

nga Xh M

Tre persona kanë pësuar lëndime, si pasojë e rrahjes mes vete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Shtime, dhe mësohet se ata që u rrahën ishin familjarë në mes vete

Këtë për Indekosonline, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku njoftoi se si pasojë e lëndimeve, tre familjarët për tretman mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime.

Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, ka thënë Veseli për Indeksonline.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More