Tre persona të dënuar arrestohen në Gostivar dhe rrethinë për vuajtje dënimi me burg

nga D. V.

Më 22.09.2025, në tri aksione të ndara, punonjësit e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar tre persona të dënuar me burg, bazuar në urdhra gjykate

Në orën 11:00, në rrugën “Vëllezërit Ginoski” në Gostivar, u arrestua G.R. (55) nga fshati Leunovë, Komuna e Mavrovë-Rostushës, i dënuar me 12 muaj burg për vepër penale sipas nenit 144 paragrafi 3 të Kodit Penal.

Në orën 18:00, në Gostivar, u arrestua H.M. (37) nga fshati Vranjovcë, i dënuar për vepër penale sipas nenit 288 të Kodit Penal.

Në orën 20:30, në fshatin Banjicë e Epërme, u arrestua B.M. (47) nga i njëjti fshat, i dënuar për vepër penale sipas nenit 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Të tre personat janë dërguar në Institucionin Korrektues Penal – Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimet e tyre me burg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More