Tre të lënduar në një aksident rrugor në Vllae të Shkupit

nga Redaksia

Tre persona janë lënduar në një aksident, që sot në mëngjes ndodhi në udhëkryqin e bulevardit “Aradhat partizane” dhe rrugës “Angel Dinev” në lagjen e Shkupit Vllae.

Siç informoi MPB, aksidenti rrugor në Sektorin për punë të brendshme (SPB) Shkup ishte paraqitur në orën 2:25. Në të morën pjesë dy automjete, një “shevfrolet”, drejtuar nga 32-vjeçarja E.S. dhe një “audi”, drejtuar nga 27-vjeçari B.A. nga Saraji i Shkupit.

Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë marrë E.S., të cilat u konstatuan në Qendrën klinike “Nëna Terezë”.

Drejtuesi i automjetit “audi”, B.A., sipas MPB-së, ka marrë lëndime më të lehta, të konstatuara në Spitalin e prëgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Lëndime trupore ka marrë edhe bashkëudhëtari i tij I.A.(32) nga fshati Lubin i Shkupit. Ai, siç informojnë nga policia, është dërguar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekspertizë ka kryer ekipi i SPB Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More