Shkup, 23 shtator – Deri në orën 07:00 të mëngjesit, në territorin e Maqedonisë ka pasur gjithsej 30 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat tre janë aktive, katër nën kontroll, ndërsa janë shuar 23, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Sipas QMK-së, aktive janë tre zjarre – në komunën e Gjevgjelisë, mali Kozhuf, afër fshatit Petrovë (pyll ahu), komuna e Makedonski Brodit, mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda (pyll dushku dhe fier), komuna e Studeniçanit, mes fshatrave Cvetovë dhe Draçevicë, vendi i quajtur Umovo (pylli).
Nën kontroll janë katër zjarre në komunën e Gazi Babës, fshati Trubarevë (mbeturina elektrike), komuna e Gazi Babës 2, fshati Viniçë, v.q. Muraticë (pylli i ulët), komuna e Studeniçanit, fshati Batincë (vegjetacioni i ulët dhe pylli i përzier), dhe komuna e Demir Hisarit, deponia e qytetit (mbeturina).
Sipas QMK-së, janë shuar 23 zjarre.
