Trepça i luan në Samokov të Bullgarisë ndeshjet kualifikuese në Champions

nga L. M

Qyteti bullgar, Samokov, është zgjedhur për të organizuar turnetë kualifikues në Ligën e Kampionëve në basketboll.

Në Samokov është ndërtuar arena e re, “Samelyon Arena”, ku edhe do të luhen të gjitha ndeshjet kualifikuese. Faza kualifikuese e Championsit zhvillohet prej 19 deri më 25 shtator.

Njëra prej skuadrave pjesëmarrëse është kampionia e Kosovës, Trepça.

Skuadra mitrovicase në çerekfinale të turneut kualifikues luan me Den Boschin e Holandës. Nëse e kalon këtë skuadër, përballet me Bakken Bears nga Danimarka apo Kutaisin e Gjeorgjisë. Për avancim historik në fazën grupore të Championsit, Trepçës i duhen tri fitore në Samokov.

Rreth pesë orë larg Mitrovicës, Trepça pritet të ketë goxha përkrahje edhe në qytetin bullgar. Ndeshja e ekipit mitrovicas me Den Boschin është më 22 shtator.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More