Tri klube të mëdha të Ligës Premier e duan Garnachon

nga D. V.

Alejandro Garnacho pritet të largohet këtë verë nga Manchester Unitedi, por jo edhe nga Liga Premier, pasi e duan disa ekipe rivale.

Më parë ishte raportuar se sulmuesi anësor 20-vjeçar mund të largohej nga Manchester United, por do të preferonte të qëndronte në Ligën Premier.

Kështu, edhe pritet të ndodh pasi interesimi për shërbimet e tij nga klubet angleze është i madh.

Sipas Daily Mail, përveç Chelseat dhe Aston Villas, edhe Tottenham Hotspur po shqyrton një transferim të Garnachos.

Sezonin e kaluar, argjentinasi bëri 58 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime.

United e vlerëson lojtarin me 70 milionë euro, teksa kontrata aktuale e Garnachos është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More