Shkup, 10 gusht – Rritje prej 2 për qind këtë vit në krahasim me vitin e kaluar ka tek sipërfaqet ë cilat ishin mbjellur me grurë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e transmeton deklaratën ministrit Cvetan Tripunovski i cili thekson se në pajtim me të dhënat fillestare nga shkenca dhe sondazhet në terren, vërehet “rritje serioze në pjesën e mesatares e cila do të jetë në nivel shtetëror – ajo do të lëvizë këtë vit mbi 4 tonë për hektar.
“Këto 70 mijë hektarë që kemi të evidentuara si të mbjella me grurë do të japin një mesatare shumë më të lartë se vitet e kaluara. Do të sigurojmë një prodhim prej 280 deri në 300 mijë tonë grurë, me çka do të plotësohen nevojat vendore”, shtoi ai.
Ministri theksoi se në të kaluarën vërejtja kryesore ishte se shteti lejonte që rezervat shtetërore të mbusheshin me grurë të importuar, në vend që të mbusheshin nga prodhimi vendor.
“Në mbledhjen e qeverisë morëm vendim që, përmes Agjencisë për Rezervat Shtetërore të Mallrave, nga bujqit individualë të bëhet blerja e 9 mijë tonëve grurë për nevojat e rezervave shtetërore”, sqaroi ministri Tripunovski.
Ai shtoi se rezervat shtetërore do të mbushen në disa rajone të Maqedonisë: në rajonin e Manastirit, në rajonin e Prilepit, pjesërisht në Ovçepoli dhe në Maqedoninë Perëndimore.
