Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takohet sot me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një samiti të Kombeve të Bashkuara, ndërsa durimi perëndimit ndaj Rusisë po shteron.
Në këtë përballje, Trump pritet të ofrojë një interpretim të errët për të ardhmen e OKB-së dhe të flasë për rolin e SHBA-së në organizmat ndërkombëtare.
Ky do të jetë takimi i dytë i Trump me Zelensky që nga 15 gushti, kur presidenti amerikan ftoi Vladimir Putin në Alaskë, një takim që uli izolimin e Moskës në perëndim, por pa sjellë përparim për Ukrainën.
Ndërkohë, Rusia ka intensifikuar sulmet dhe ka kryer shkelje të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, si Polonia, Estonia dhe Rumania.
Trump, i rikthyer në detyrë, ka kritikuar institucionet “globaliste” dhe ka shfaqur një vizion më nacionalist “America the First”, duke kufizuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke zvogëluar rolin e SHBA –së në organizata si OBSH dhe organet klimatike të OKB-së..
Zelensky pritet të kërkojë nga Trump një qëndrim më të fortë ndaj Rusisë dhe vendosjen e sanksioneve të reja, por sekretari i Shtetit Marco Rubio paralajmëroi se presidenti amerikan nuk është ende i gatshëm të ushtrojë presion ndaj Putinit.
Kjo paraqitje e presidentit Trump vjen pas njohjes historike të shtetit palestinez nga Franca dhe aleatët perëndimorë, një hap simbolik që u kundërshtua fuqishëm nga Izraeli dhe u shmang nga SHBA-ja.