Trump i hapur për sanksione të reja ndaj Rusisë

nga D. V.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë – disa ditë pasi presidenti hungarez tha se udhëheqësi amerikan e kishte siguruar se vendi i tij mund të vazhdonte të importonte naftë bruto ruse.

“Çdo vend që bën biznes me Rusinë do të sanksionohet shumë rëndë”, u tha Trump gazetarëve në “Aeroportin Palm Beach” dje në mbrëmje.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi masat ndëshkuese të planifikuara.

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të premten pas takimit me Donald Trump se ishte siguruar nga presidenti i SHBA-së se vendi i tij do të ishte në gjendje të vazhdonte të importonte naftë bruto nga Rusia pavarësisht sanksioneve të SHBA-së ndaj Moskës.

Megjithatë, në fund të tetorit, qeveria amerikane vendosi sanksione të reja ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi.

“Ky veprim ishte një përgjigje ndaj refuzimit të presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund “luftës së pakuptimtë” kundër Ukrainës”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.

Sanksionet kanë për qëllim të rrisin presionin mbi sektorin e energjisë të Rusisë dhe të kufizojnë aftësinë e Kremlinit për të financuar makinerinë e tij të luftës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More