Trump për fazën e dytë të armëpushimit të Gazës: Bisedime të mira në vazhdim

nga D V

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se janë në zhvillim e sipër “bisedime të mira” për Gazën.

Egjipti gjatë ditës së djeshme njoftoi se në Kajro kanë filluar negociatat indirekte mbi kushtet e fazës së dytë të armëpushimit, shkruan aljazeera.

Lideri amerikan e komentoi këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin britanik në vizitë, Keir Starmer.

Ky i fundit tha se palestinezëve duhet t’u lejohet të kthehen dhe të rindërtojnë jetën e tyre në Gazë, duke shtuar se beson se zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme në rajon.

Më herët, Trump kishte propozuar që pas luftës palestinezët të largohen nga Gaza, ku do të ndërtoheshin lagje luksoze.

Ndryshe, gjatë fazës së parë u shkëmbyen qindra të burgosur palestinezë me dhjetëra pengje izraelite.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More