Trump shpall Blinkenin “non grata” në zyrat federale

nga Xh M

Donald Trump i heq të drejtën ish-Sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe disa ish-zyrtarëve të lartë të administratës së Joe Biden për të vazhduar të marrin informacione të përditshme nga zbulimi amerikan.

Blinkenit dhe të tjerëve madje u ndalohet fare hyrja në këto institucione, sipas një urdhri të ri të nënshkruar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Këtë, Trump e bëri të ditur në një intervistë ekskluzive dhënë për të përditshmen Nju Jork Post, ku shprehet: “Djalë i keq. Hiqjani lejen. T’u hiqet çdo e drejtë që kanë, përfshirë, atë të hyrjes në ndërtesat federale”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e akuzon Blinkenin si një prej nxitësve të dyshimeve se Trump bashkëpunoi fshehurazi me Moskën, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 kur fitoi mandatin e parë, të cilat u hodhën poshtë.

I njëjti urdhër vlen edhe për Jake Sullivan, këshilltarin e sigurisë kombëtare të administratës Biden. Pak ditë më parë, edhe Joe Biden u përjashtua nga e drejta për të patur akses në të dhënat e shërbimeve të zbulimit. Të njejtin vendim, Biden e mori ndaj Trumpit sapo mori presidencën në vitin 2021.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More