Trupi Gjykues në Hagë refuzon kërkesën për masa shtesë ndaj Thaçit

nga L. M

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vendosjen e masave shtesë në kushtet e paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte.

Sipas versionit të redaktuar publik të vendimit, i publikuar më 10 tetor 2025, gjykata konstatoi se ndalimi i disa personave të caktuar për të vizituar Thaçin “nuk është as i domosdoshëm dhe as proporcional”. Për të njëjtat arsye, Trupi Gjykues hodhi poshtë edhe propozimin e dytë të ZPS-së, që kishte kërkuar t’i ndalohej Thaçit të diskutonte çështje të tjera gjyqësore gjatë vizitave jo të privilegjuara.

Në vendimin e vet, gjykata kujtoi se ky aspekt ishte trajtuar më herët nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake në një çështje tjetër kundër Thaçit (KSC-BC-2023-12), e cila po ashtu kishte refuzuar të vendoste kufizime të tilla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More