Shkup, 7 qershor – Në organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë në Maqedoni (IPO) sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët “Verë turistike e sigurt në Ballkan 2025”. Motoja është “Siguria fillon nga ne”.
Në hapje, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë profesionistë nga sfera e sigurisë, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, agjenci turistike dhe delegacione nga sindikata ndërkombëtare dhe organizata të policisë.
Sipas organizatorit, qëllimi është ngritja e vetëdijes së faktorëve në vendimmarrje dhe veprim për sigurinë e njerëzve gjatë verës dhe sezonit të verës në vitin 2025.
