Turqia ngjitet në vendin e katërt në turizmin botëror

nga D. V.

Turqia është ngjitur në vendin e katërt në turizmin botëror, njoftoi ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, 5 vendet e para në ligën e turizmit janë Franca, Spanja, SHBA-ja, Turqia dhe Italia.

“Sipas Barometrit Botëror të Turizmit maj 2025, të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara, Turqia u bë vendi i katërt që priti më shumë turistë të huaj në botë me 56,7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024. Turqia, e cila u ngjit një vend, nga vendi i pesti në atë të katërtin krahasuar me një vit më parë, vazhdoi rritjen e saj të vazhdueshme në këtë fushë. Numri ynë i përgjithshëm i vizitorëve në vitin 2024 arriti në 62,3 milionë”, shkroi ministri Ersoy në rrjetet sociale.

Duke deklaruar se ky sukses i madh është rezultat i promovimit efektiv të trashëgimisë historike dhe pasurisë kulturore, infrastrukturës së fortë dhe diversitetit turistik të shpërndarë në katër stinë, Ersoy tha: “Turqia tani është një vend turistik që jo vetëm ndiqet, por edhe merret si shembull”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More