Turqia riafirmon mbështetjen për paqen dhe bashkëpunimin në Ballkan

nga Xh M

Shkup, 28 maj – Në Konferencën e 18-të të Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të Ballkanit në Stamboll, nënpresidenti i Turqisë, Cevdet Yılmaz, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për paqe dhe siguri të qëndrueshme në Ballkan, raporton Anadolu.

Sot në Stamboll u mbajt Konferenca e 18-të e Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të Ballkanit, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Në konferencë morën pjesë edhe Sllovenia dhe Kroacia si vëzhguese, si dhe përfaqësues të NATO-s.

Në fjalën e tij, Yılmaz tha se Turqia është pjesë e pandashme e Ballkanit dhe do të vazhdojë rolin e saj konstruktiv me dialog të hapur me të gjitha palët. Turqia është gjithashtu e gatshme të ndajë njohuritë, përvojën dhe teknologjinë me vendet mike, tha ai.

“Ne ruajmë dhe do të vazhdojmë të ruajmë rolin tonë konstruktiv që i jep përparësi ndërveprimit dhe dialogut me të gjithë aktorët në Ballkan, pjesë e pandashme e të cilëve jemi edhe ne në çdo aspekt”, tha ai.

“Si Turqi, ndjekim një politikë që i jep përparësi diplomacisë dhe kontribuon në paqe e stabilitet nga Ballkani në Kaukaz, nga lufta Ukrainë-Rusi te marrëdhëniet Etiopi-Somali, si dhe në Siri e Gaza”, theksoi nënpresidenti turk.

Ndërkaq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Metin Gürak, theksoi se konferenca ka forcuar bashkëpunimin mes ushtrive të Ballkanit dhe ka trajtuar rolin e sistemeve ushtarake pa pilot në operacionet e ardhshme.

Ai njoftoi se takimi i ardhshëm do të mbahet në Athinë në vitin 2026.

Në fund të konferencës, u nënshkrua teksti i deklaratës së përbashkët nga ana e shefave të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More