Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona për shkak se kanë kryer gjueti të paligjshme, për çka ndaj tyre do të ngrihet edhe kallëzim penal.
“U privuan nga liria S.F. (51) dhe V.F. (26), të dy nga Manastiri. Gjatë kontrollit të automjetit “Ford” me targa të Manastirit, të drejtuar nga S.F., ndërsa pasagjere ishte V.F., janë gjetur një karabinë dhe dy pushkë gjuetie me leje”, raportoi Policia.
Në veturë ishin gjetur edhe disa rosa, për të cilat kishte leje, ndërsa për dy drenushat nuk kishin pasur leje gjuetie, për çka u paralajmërua kallëzim penal pas dokumentimit të rastit.
