Ministria për Kulturë dhe Turizëm ka publikuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për Çmimin shtetëror “23 Tetori” në Maqedoninë e Veriut.
“Fituesit e çmimit në fushën e kulturës dhe artit për vitin 2025 janë: aktori Goce Todorovski, shkrimtari për fëmijë dhe të rritur Aleksandar Kujunxhiski, poeti, romancieri, dramaturgu dhe gazetari Bratisllav Tacovski dhe shkrimtari akademik Bozhin Pavlovski”, njoftoi Ministria.
Çmimet do të ndahen përmes një ceremonia më 23 tetor në Kuvendin e RMV-së.
“Çmimi ndahet për arritje afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sqaruan nga Ministria.
