Uji në Shkup i sigurt për pije

nga D. V.

Shkup, 22 shtator – Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilësor, konfirmon raporti javor laboratorik i Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.

Sipas analizave të kryera nga Sektori i kontrollit sanitar në periudhën nga 15 deri më 19 shtator, të gjitha mostrat e testuara përmbushin standardet e përcaktuara me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Gjatë periudhës së caktuar janë marrë 216 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 216 mostra për analizë mikrobiologjike nga 49 pika të ndryshme matëse në të gjithë qytetin.

Rezultatet tregojnë se asnjë mostër nuk devijon nga normat e përcaktuara, që do të thotë se banorët e Shkupit mund të përdorin ujin nga ujësjellësi i qytetit pa ndonjë problem.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More