Uji në Tetovë i papijshëm pas reshjeve të shiut

nga D. V.

Shkup, 27 tetor – Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” Tetovë ka bërë të ditur se uji në Tetovë nuk është i përshtatshëm për pije, pasi siç thanë, ka ndodhur turbullim i burimit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

N.P.K “Sharri” tha se gjatë ditës së nesërme do të kryhen edhe analizat e ujit dhe do të njoftohen qytetarët kur mund ta shfrytëzojnë ujin për pije.

“Ju njoftojmë se brenda një ore do të fillojë lëshimi i ujit në rrjetin e furnizimit në gjithë qytetin. Megjithatë, për shkak të reshjeve të dendura që vazhdojnë edhe sonte në rajonin e Kodrës së Diellit, ka ndodhur turbullim i ujit në burimet e Sharrit, dhe uji vazhdon të jetë i turbullt dhe i papërshtatshëm për pije. Qytetarët luten që ujin ta përdorin vetëm për nevoja elementare (si higjienë dhe pastrim), derisa të përfundojnë analizat e reja laboratorike. Analizat e radhës do të kryhen nesër, pas së cilës qytetarët do të informohen menjëherë për rezultatet dhe cilësinë e ujit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftimin e N.P.K “Sharri” – Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More