Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë

nga D V

Shkup, 21 maj – Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë të vitit 2024 është 10 766 mijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 17.2 %, tregojnë të dhënat e Entit shtetërorë për statistikë (ESHS).

Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zvogëluar për 22.2 %, në transportin periferik është zvogëluar për 13.1 %, në transportin ndërurban është rritur për 6.6 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zvogëluar për 32.6 %.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2023, numri i përgjithshëm i kilometrave në transportin rrugor është zvogëluar për 12.0 %. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të udhëtarëve në transportin urban është zvogëluar për 1.6 %, në transportin periferik është zvogëluar për 8.6 %, në transportin ndërurban është rritur për 14.2 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar është 27.7 %.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More