Urdhri për ekzaminim psikiatrik, anulohet seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh

nga D. V.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca e sotme e shqyrtimit gjyqësor në rastin e Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh, është anuluar.

Sipas njoftimit, anulimi është bërë pasi trupi gjykues ka urdhëruar një ekzaminim psikiatrik për të pandehurin Shabani, me kërkesë të mbrojtjes së tij.

“Prishtinë, 19 Nëntor 2025 – Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale PS.nr.13/2025, ndaj të akuzuarve B.SH. dhe M.Q., për shkak të veprës penale Spiunazhi, e caktuar për datë 20.11.2025 sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është anuluar, pasi trupi gjykues në këtë çështje penale ka urdhëruar një ekzaminim lidhur me gjendjen mendore të të pandehurit B.SH., sipas propozimit të mbrojtjes së të pandehurit B.SH”, thuhet në njoftim.

Gjykata bën të ditur se palët do të njoftohen paraprakisht për datën e radhës së seancës, përmes ftesave zyrtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More