Urim me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë

nga D. V.

Shkup, 8 shtator – Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë së shtetit, 8 shtatorin, Ditën e Pavarësisë, e cila sot është festë e të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Ky është momenti kur qytetarët e këtij vendi zgjodhën rrugën e sovranitetit dhe vendosën themelet e shtetit të lirë dhe të pavarur.

Por historia jonë moderne nuk mund të kuptohet pa përmendur edhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila i dha këtij shteti dimensionin e barazisë dhe e bëri shtëpi për të gjithë qytetarët. Pavarësia dhe barazia janë dy shtyllat mbi të cilat ndërtohet e ardhmja jonë e përbashkët.

Me këtë rast, VLEN u uron të gjithë qytetarëve gëzuar Ditën e Pavarësisë, me besim të plotë se së bashku do të vazhdojmë ta forcojmë demokracinë, barazinë dhe perspektivën evropiane të vendit tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More