Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbështetur thirrjet për një moshë minimale për akses në mediat sociale.
“Shumë vende të BE-së “besojnë se ka ardhur koha për një ‘ moshë dixhitale të shumicës ’ për akses në mediat sociale. Dhe duhet t’ju them se, si nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë fëmijëve , ndaj të njëjtin mendim”, tha ajo gjatë një eventi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Vendet e BE-së si Greqia, Franca dhe Danimarka, sipas Politico , kanë bërë presion në muajt e fundit për të vendosur një moshë dixhitale të pjekurisë, duke argumentuar se mediat sociale shkaktojnë dëme tek të miturit.
Megjithatë, mënyra se si do të zbatohet kjo është objekt debati të nxehtë midis politikëbërësve. Kujtojmë se Australia ka vendosur një moshë minimale prej 16 vjeç për regjistrimin e llogarive në disa faqe të mediave sociale që nga fundi i vitit.