Ushtarakët amerikanë shkojnë në Ukrainë për bisedime mbi përfundimin e luftës

nga D. V.

Zyrtarë të lartë të Pentagonit kanë mbërritur në Ukrainë për të “diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës” me Rusinë, tha ushtria amerikane.

Ekipi, i udhëhequr nga Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të enjten, kur ai të kthehet nga një udhëtim në Turqi, shkruan BBC.

Raportet filluan të shfaqen të mërkurën se ShBA dhe Rusia kishin përgatitur një plan të ri paqeje, që përmbante lëshime të mëdha nga Ukraina. As Uashingtoni dhe as Moska nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht planin.

Më herët gjatë ditës, të paktën 26 persona u vranë në një sulm rus me raketa dhe dronë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ternopil, thanë zyrtarët atje. Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More