Vajza e Bruce Willis flet për gjendjen e tij shëndetësore

nga D. V.

Vajza e madhe e Bruce Willis, Rumer Willis, ka zbuluar gjendjen e tij aktuale shëndetësore pas një beteje dyvjeçare me demencën frontotemporale.

Ylli i famshëm feston sot ditëlindjen e tij të 70-të dhe u tërhoq nga bota e aktrimit në vitin 2022 kur u diagnostikua fillimisht me afazi, dhe më pas në 2023 me demencë frontotemporale, e cila kërkon kujdes 24-orësh.

Përveç një ekipi mjekësh, për të kujdeset gruaja e tij e dytë Emma Heming, ish-gruaja Demi Moore dhe vajzat nga martesa e tij e parë, Rumer, Scout dhe Tallulah.

Rummer Willis dhe Bruce

Vajza e tij e madhe, Rumer, së fundmi zbuloi lajmet për ecurinë e gjendjes së Willis.

“Ai është i mrekullueshëm, faleminderit që e pyetët. Ai po përpiqet të jetë i mirë”, tha Rumer.

Gjithashtu ftoi të gjithë për t’i uruar babait të saj 70-vjetorin e lindjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

 

Videoja është realizuar në vitin 2019 dhe është bërë nga ish-bashkëshortja e Bruce, Demi Moore, me të cilën janë në marrëdhënie të mira edhe sot.

Kënga “Fix You” nga Coldplay luhet në sfondin e videos dhe tregon Eman duke ecur në korridor me dy vajzat e saj, Mabel dhe Evelyn.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More