Valbon Limani i ndanë mirënjohje mërgimtarit Senad Mamudi që udhëtoi me biçikletë nga Zvicra në Çegran

nga Redaksia

Gostivar, 27 korrik – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka nderuar me mirënjohje mërgimtarin Senad Mamudi, i cili ka realizuar një udhëtim të jashtëzakonshëm me biçikletë nga Zvicra deri në fshatin e tij të lindjes, Çegran, për të shprehur dashurinë ndaj vendlindjes.

Ceremonia e nderimit u mbajt pikërisht në Çegran, ku Limani e cilësoi këtë veprim si një akt të fuqishëm simbolik dhe frymëzues.

“Në vendlindjen e tij, në Çegran, pata kënaqësinë ta nderoj me mirënjohje mërgimtarin Senad Mamudi, i cili udhëtoi me biçikletë nga Zvicra deri në Gostivar. Ky ishte një akt i fuqishëm dashurie për vendlindjen, një mesazh frymëzues dhe ftesë simbolike për të gjithë mërgimtarët se rruga drejt atdheut duhet të jetë e shpeshte dhe e hapur gjithmonë”, shkroi Limani.

Ky gjest i Senad Mamudit ka prekur shumë zemra dhe është vlerësuar gjerësisht si një shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit. Ai përçoi mesazhin se dashuria për atdheun nuk njeh kufij dhe distanca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More