Valbon Limani: Mbi 20 projekte infrastrukturore të realizuara gjatë mandatit tim në Gostivar

nga Xh M

Gostivar, 29 shtator – Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Gostivarit, Valbon Limani, ka deklaruar se që nga marrja e detyrës në krye të komunës, në korrik, janë realizuar mbi 20 projekte në fushën e infrastrukturës.

Në një intervistë për emisionin “Debat në SHENJA”, Limani theksoi se angazhimi i tij ka qenë i pandërprerë, përveç rasteve kur kushtet atmosferike nuk kanë lejuar punimet.

“Që nga dita kur kam marrë drejtimin e komunës, kam nisur menjëherë nga puna dhe nuk jam ndalur, përveç kur moti nuk ka qenë i përshtatshëm. Deri tani janë realizuar mbi 20 projekte infrastrukturore, të cilat vazhdojnë të zhvillohen me të njëjtin ritëm edhe sot,” u shpreh Limani.

Ai shtoi se, në rast se qytetarët ia japin sërish besimin në zgjedhjet e ardhshme, do të vazhdojë punën me edhe më shumë përkushtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More