Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

nga D V

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen të enjten ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Valtonen në një postim në X shkruan se Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë.

“Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë. Pata takime shumë të mira me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani…

Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës. Stabiliteti në rajon është kyç. Ne e kemi prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”, shkruan ajo.

Ndryshe, edhe sot në Kosovë për vizitë do të jetë Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More