Varane do të njoftojë pensionimin nga futbolli në orët e ardhshme

nga D V

Mbrojtësi francez, Raphael Varane thuhet se do të njoftojë pensionimin nga futbolli në moshën 31-vjeçare, pas lëndimeve të shpeshta.

Gazeta franceze L’Equipe raporton se Varane ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesional.

Sipas gazetarit Benjamin Quarez, mbrojtësi francez do ta bëjë njoftimin e tij brenda orëve të ardhshme.

Varane ka zgjedhur të var në gozhdë këpucët e tij pasi mori një dëmtim të rëndë në klubin e tij të ri, Como.

31-vjeçari do të ndërpresë me marrëveshje kontratën me skuadrën e inkuadruar në Serie A.

Përveç Real Madridi dhe Como, Varane në të kaluarën ka luajtur edhe me Lens dhe Manchester United. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More