Varfëria e së ardhmes do të jetë injoranca

nga D. V.

Nga: Luciano De Crescenzo
Përktheu: Saimir Kadiu

Të gjithë bëjnë atë që bëjnë të tjerët: është parimi bazë i konformizmit.

Për shembull, nuk mund të mos pyes veten pse publikut italian i pëlqen kaq shumë Big Brother.

Në fillim e pashë për kuriozitet: pesë minuta dhe kaq. Pastaj më pushtoi mërzia. Koha, i thashë vetes, është një gjë shumë e çmuar për mua për ta humbur kështu.

Po pse një në tre italianë, nga ata që ndezin televizorin në mbrëmje, e sheh atë? Dhe, si gjithmonë përgjigjja e parë që më erdhi në mendje ishte “të gjithë e shohin sepse të gjithë shohin”.

Nëse jam i njëjtë me të tjerët, si në ide ashtu edhe në zakone, nuk mund të kem ndjesinë e të qenit ndryshe.

Unë jam i sigurt nga tmerri i vetmisë. Bashkimi i arritur përmes konformizmit, megjithatë, nuk është as intensiv dhe as i thellë; është sipërfaqësor dhe duke qenë se është rezultat i rutinës, është i pamjaftueshëm për të zbutur ankthin e vetmisë. Unë nuk jam më pak vetëm, por jam më i varfër, po! (…).

Varfëria e së ardhmes do të jetë injoranca, dhe dallimet sociale të viteve në vijim qe do të vendosen, më shumë se nga paratë, nga kultura e atyre që dinë diçka dhe e atyre që nuk dinë asgjë, nga ata që janë ende në gjendje të mendojnë me kokën e tyre e kush jo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More